Politikë
Zgjedhja e presidentit, Kurti paralajmëron raundin e ri të bisedimeve me Hamzën
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i Kosovës, njëherësh lider i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë të ditur se shumë shpejt do të zhvillojë një tjetër takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, për të diskutuar rreth çështjes së kreut të shtetit.
Gjatë prononcimit të tij, kreu i ekzekutivit ka shprehur mirënjohjen për dialogun dhe takimet konstruktive që janë zhvilluar deri në këtë fazë mes tyre.
Kujtojmë se afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri skadon më 6 tetor. Në rast se faktori politik nuk arrin të gjejë një konsensus brenda këtij afati kohor, Kosova rrezikon të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme parlamentare.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: