Kronikë
Ndryshimet për Gjykatën Speciale kalojnë në Komision, LDK nuk merr pjesë në votim
Reklamë e Sponsorizuar
Komisioni për Legjislacion ka miratuar sot në mënyrë unanime projektligjin që parasheh ndryshime në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Megjithatë, në këtë mbledhje të rëndësishme ka rënë në sy mungesa e përfaqësuesve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Deputetja e cila përfaqëson këtë subjekt politik në këtë trup parlamentar është Doarsa Kica-Xhelili, e cila nuk ishte e pranishme gjatë procesit të votimit të këtij draft-ligji.
Disa nga anëtarët e tjerë të këtij komisioni kanë bërë të ditur se nuk janë në dijeni për arsyet që çuan në mungesën e deputetes së LDK-së në këtë mbledhje vendimtare.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: