Aktuale
Stil dhe guxim në Paris: Brooks Nader rrëmben skenën e modës me një paraqitje shpërthyese
Reklamë e Sponsorizuar
Modelja dhe aktorja e njohur amerikane, Brooks Nader, ka qenë në qendër të vëmendjes gjatë fundjavës në kryeqytetin francez, ku u shfaq në sfilatën e markës së famshme “Mugler” në kuadër të Javës së Modës në Paris.
29-vjeçarja bëri bujë me një veshje mjaft elegante, por edhe provokuese. Ajo u paraqit me një kostum të guximshëm që përfshinte një xhaketë me dekolte të thellë dhe shpatulla të theksuara, e cila ishte kombinuar në mënyrë perfekte me një fund që kishte një të çarë deri në zonën e kofshës.
Për të kompletuar look-un e saj, Nader zgjodhi sandale me taka dhe rripa delikatë. Stilimi i flokëve në formë voluminoze dhe grimi i sofistikuar i dhanë asaj një pamje që la pa fjalë të pranishmit në ngjarje.
Kjo paraqitje vjen menjëherë pas angazhimeve të tjera të bujshme të modeles, e cila vetëm pak ditë më parë ishte e pranishme edhe në Javën e Modës në Milano, duke u shfaqur në eventin e markës prestigjioze “Dolce & Gabbana”.
Përveç suksesit në fushën e modës, Brooks ka zgjeruar horizontet e saj edhe drejt aktrimit. Ajo ka përfunduar së fundmi xhirimet në Malibu për ribërjen (reboot) e serialit kult të viteve ’90, “Baywatch”, i cili dikur shndërroi Pamela Anderson në një ikonë globale.
Në këtë version të ri, Nader do t'i jep jetë karakterit të Selenes. Ky projekt i ri kinematografik synon të sjellë sërish në vëmendje universin e njohur të rojetëve të plazhit, përmes një nisme të përshtatur me dinamikat e një audience moderne.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: