Foshnja lindi në autoambulancë, gjatë rrugës për në spital – QKMF Skenderaj jep detajet

Publikuar më: 29-04-2025 20:45
Publikuar më: Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Skenderaj ka bërë të ditur një ngjarje të veçantë që ndodhi para disa ditësh. Rreth orës 01:20 pas mesnate, një paciente 27-vjeçare, me dhimbje të mëdha lindjeje, u vlerësua nga mjeku kujdestar dhe u vendos që të dërgohej urgjentisht në Spitalin Rajonal. Gjatë rrugës me autoambulancë, ndodhi mrekullia: foshnja, një djalë i shëndetshëm, erdhi në jetë. Procesi i lindjes u menaxhua me profesionalizëm të lartë nga infermierët Arxhend Ahmeti dhe Qendrim Selimi. Në ekipin kujdestar ishte edhe shoferi i autoambulancës, z. Xhevdet Voca, i cili siguroi transport të sigurt dhe të shpejtë për nënën dhe foshnjën. “QKMF Skenderaj falënderon ekipin për reagimin e shpejtë dhe përkushtimin në këtë situatë të jashtëzakonshme. Njoftojmë me kënaqësi se nëna dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftim.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu