Sport
Ademi sheh shpresa të mëdha te 'Dardanët': Synojmë vendin e dytë në grup
Reklamë e Sponsorizuar
Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka ndarë opinionet e tij pas barazimit 1:1 të përfaqësueses kosovare përballë Austrisë. Numri një i shtëpisë së futbollit vendor ka shprehur vlerësim maksimal për angazhimin e lojtarëve në fushë, duke theksuar se Përfaqësuesja ishte shumë pranë një triumfi historik, por fati sportiv mungoi në momentet vendimtare.
“Luajtëm shumë mirë sonte. Atmosfera ishte e jashtëzakonshme, por futbolli i ka këto. Ndonjëherë bëhet ndonjë gabim. Do të ishte dashur që ndeshja të mbyllej me goditjen e Rashicës, me shtyllën e Rashicës do të ishte 2:0 dhe do të përmbyllej”, u shpreh Ademi gjatë deklaratës së tij.
Presidenti i FFK-së vuri anën pozitive te fakti se, pavarësisht sfidave dhe mungesave në përbërje, Kosova po konsolidon një strukturë të re skuadre, gjë që rrit ndjeshëm optimizmin për sfidat e ardhshme ndërkombëtare.
“Me rëndësi është që ekipi ynë, përkundër mungesave që i kemi, po krijohet një format i ri i ekipit dhe sigurisht që kjo na jep shumë shpresë. Këto pikë që na mungojnë tash, besoj se me dy ndeshjet e ardhshme do t’i rikuperojmë dhe do të jemi në vendin ku duhet të jemi”, shtoi ai.
Në fund, kreu i federatës konfirmoi se ambiciet e skuadrës mbeten të pandryshuara, duke synuar prerazi pozitën e dytë në tabelë, ndërsa shprehu krenari të plotë për potencialin dhe paraqitjet e grupit.
“Ne synojmë tashmë vendin e dytë dhe besoj se do të jemi në vendin e dytë. Me këtë lojë dhe me këtë ekip që e kemi, mund të them se ndonjëherë nuk e kemi pasur ditën, siç ndodhi në Austri. Përndryshe, ekipi është shumë i mirë dhe jam krenar me këtë ekip”, përfundoi Ademi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: