Sport
Pakënaqësi masive pas dështimit në Finlandë, UEFA dërgon në Tiranë personalitetin e njohur të gjydimit irlandez
Reklamë e Sponsorizuar
Përfaqësuesja e Shqipërisë pësoi një humbje 2-1 në transfertën ndaj Finlandës në kuadër të Ligës së Kombeve, një ndeshje ku vendimet e gjyqtarit Rob Henesi lanë shije të hidhur te stafi teknik, futbollistët dhe opinioni sportiv, duke u konsideruar si një nga arsyet kryesore të mosmarrjes së pikëve.
Kryesorja e pakënaqësisë lidhet me një penallti të mohuar për kuqezinjtë në pjesën e dytë pas një ndërhyrje të parregullt ndaj Uzunit brenda zonës, rast për të cilin arbitri nuk e pa të udhës as të konsultonte sistemin VAR. Kjo situatë solli reagime të forta, ndërsa vetë trajneri Maran e quajti “të bujshme” mungesën e akordimit të këtij 11-metërshi.
Megjithatë, drejtuesit e stafit teknik do të kenë një mundësi të papritur për të shprehur pakënaqësitë e tyre pranë një prej figurave kyçe të arbitrazhit irlandez. Për sfidën e radhës kundër San Marinos, UEFA ka emëruar si vëzhgues të gjyqtarëve ish-anësorin irlandez, Xhon Uard.
Duke qenë se Uard ka mbajtur funksione të rëndësishme në Federatën Irlandeze të Futbollit pikërisht në departamentin e zhvillimit dhe edukimit të arbitrave të rinj, puna dhe performanca e Henesit lidhen ngushtë edhe me kontributin e tij. Kjo vizitë në Tiranë i jep mundësinë trajnerit Maran dhe kombëtares shqiptare që të diskutojnë nga afër dhe të kërkojnë sqarime për episodin më të diskutimshëm të ndeshjes së fundit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: