Puka: Vlera e kontratave të USAID-it me OJQ-të në Kosovë, 28 milionë euro

Publikuar më: 29-04-2025 18:32
Dren Puka, drejtor i hulumtimeve në Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile, ka thënë se vendimet e presidentit amerikan, Donald Trump, kanë pasur ndikim të madh në operimin e organizatave të shoqërisë civile. Puka ka theksuar se grupet më të prekura kanë qenë kryesisht grupet e margjinalizuara, fusha si qeverisja demokratike, mbrojtja e të drejtave të njeriut, fuqizimi i të rinjve, ofrimi i shërbimeve ligjore, zhvillimi ekonomik dhe mediat e pavarura. Ai ka dhënë gjetjet nga hulumtimi i KCSF-së mbi ndikimin e vendimeve të administratës amerikane. “Nga të dhënat e pyetësorit e kemi kuptuar që vlera totale e fondeve që kanë qenë të kontraktuara për OJQ në Kosovë me fonde amerikane është rreth 28 milionë euro. Periudha kohore prej disa kontratave që kanë qenë në vitin e fundit të zbatimit, të tjera që i kanë pasur katër vjet deri në fund. Prej tyre, 28 milionë kanë qenë të shpërndara përmes 68 kontratave, ne kemi kontaktuar me 40 organizata. USAID për nga modaliteti kontraktimit nuk ka pasur shumë organizata drejtpërdrejt të kontraktuara për menaxhim të këtyre fondeve. Modelin e kanë pasur me kompani amerikane që më pas organizatat i kanë kontraktuar si nënkontraktorë. Kemi qenë diku 5 organizata lokale që kanë pasur kontrata të drejtpërdrejta me USAID-in”, ka thënë ai në “Konfront”.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu