Sport
Kinematografia kosovare shkëlqen në Nju-Jork: Premiera e filmit të regjisorit nga Drenasi sjek të vërtetën e luftës në skenën ndërkombëtare
Reklamë e Sponsorizuar
Skenaristi dhe regjisori i mirënjohur nga Negroc i Drenasit, Qendrim Krasniqi, së bashku me ekipin e aktorëve, kanë parakaluar në tapetin e kuq të teatrit prestigjioz “AMC Empire” në Nju-Jork, me rastin e shfaqjes premierë të prodhimit kinematografik “The Journalist’s Mission”.
Metropoli amerikan është shndërruar në qendrën e vëmendjes për këtë projekt filmik, i cili është realizuar me qëllim që të dokumentojë dhe t'i përcjellë audiencës ndërkombëtare realitetin e dhimbshëm të luftës në Kosovë.
Pas këtij suksesi, regjisori Krasniqi ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale disa momente fotografike nga ky organizim madhështor, duke shprehur mirënjohjen e thellë për të gjithë bashkëpunëtorët që kontribuan në këtë rrugëtim.
“Nuk ishte e lehtë, por besuam se ishte e mundur! ‘The Journalist’s Mission’ i tregoi botës për të vërtetën e luftës në Kosovë, për krimet serbe ndaj shqiptarëve! Faleminderit ekipës për gjithë atë që kanë bërë për ëndrrën që u bë realitet”, ka shkruar ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: