Aktuale
Takimi special me Dua Lipën, Sinan Vllasaliu: Madhështia e saj na bën komb madhështor
Reklamë e Sponsorizuar
Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Sinan Vllasaliu, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të tij në rrjetet sociale pasi ka publikuar një imazh të përbashkët me yllin e famshëm botëror, Dua Lipa.
Momenti i veçantë është kapur gjatë një dasme të organizuar në qytetin e Pejës, ku interpretuesi i njohur ishte i angazhuar për të argëtuar familjarët e këngëtares me famë globale.
Përmes një postimi në InstaStory, dyshja shihet e buzëqeshur pranë njëri-tjetrit, ndërsa Vllasaliu e ka shoqëruar foton me një mbishkrim domethënës: “Madhështia e saj na bën kombin madhështor”.
Ky takim i multikpritur ka pasur edhe një prapavijë interesante për artistin. Ai kishte marrë ftesë për të performuar edhe në gëzimin familjar të Duas që u mbajt në muajin qershor në Itali, mirëpo një aksident me motor ia kishte pamundësuar udhëtimin dhe pjesëmarrjen në atë ngjarje.
Megjithatë, fati ka dashur që ata të takohen tani në një tjetër festë të familjes Lipa në Kosovë, ku Sinani më në fund ka pasur rastin të interpretojë live dhe të takojë nga afër artisten e shquar.
Fotografia e tyre e përbashkët është shpërndarë gjerësisht në internet, duke marrë komente pozitive dhe duke dëshmuar edhe një herë respektin e ndërsjellë mes artistëve shqiptarë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: