Sport
Barazim pa gola pas 45 minutave të para mes Kosovës dhe Austrisë
Reklamë e Sponsorizuar
Pjesa e parë e sfidës ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, e vlefshme për Ligën B të Ligës së Kombeve, është mbyllur pa u tundur rrjetat, duke lënë gjithçka të hapur për fraksionin e dytë të ndeshjes.
Rasti më i mirë për të kaluar në epërsi i theu në këmbë sulmuesit Vedat Muriqi, pas një pakujdesie në prapavijën austriake. Megjithatë, portieri kundërshtar, Schlager, ndërhyri në momentin e fundit duke ia hequr topin nga zotërimi dhe duke shpëtuar portën e tij.
Gjatë 45 minutave të para, gjyqtari u tregua i kujdesshëm duke mos ndëshkuar asnjë lojtar me karton, ndërsa loja u karakterizua nga një luftë e fortë taktike në fushë.
Statistikat e pjesës së parë tregojnë një lojë të kujdesshme nga të dyja skuadrat, ku nuk u regjistrua asnjë goditje e saktë kuadratin e portës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: