Aktuale
Takimi me Dua Lipën, Sinan Vllasaliu: Madhështia e saj na lartëson si komb
Reklamë e Sponsorizuar
Këngëtari i mirënjohur i skenës shqiptare, Sinan Vllasaliu, ka ndarë me ndjekësit e tij një moment të veçantë pas takimit që ka pasur me yllin e muzikës me famë botërore, Dua Lipa, gjatë një ahengu familjar.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, artistët kanë fiksuar këtë çast të bukur në një fotografi, e cila është shoqëruar me një dedikim nga Vllasaliu.
Duke i kushtuar fjalë mirënjohjeje këngëtares me origjinë nga Kosova, ai ka përmbledhur ndjenjën e krenarisë përmes një mesazhi të shkurtër por mjaft domethënës: “Madhështia e saj na bën kombin madhështor!”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: