Kronikë
Skandali i videos intime: Blerina Matraku thyen heshtjen dhe kërkon falje publike
Reklamë e Sponsorizuar
Pas ditësh të tëra diskutimesh të zjarrta dhe aludimeve në rrjetet sociale, këngëtarja Blerina Matraku ka vendosur të flasë hapur, duke bërë një reagim zyrtar lidhur me skandalin e shpërndarjes së videos intime në të cilën ajo shfaqet së bashku me kompozitorin e njohur Adrian Hila.
Nëpërmjet një deklarate të zgjeruar drejtuar ndjekësve dhe opinionit publik, Matraku ka kërkuar falje për situatën e krijuar, duke bërë njëkohësisht një apel të fortë që pamjet të ndalojnë së qarkulluari. Ajo ka pranuar plotësisht përgjegjësinë për veprimet e saj, ndërsa ka vënë në dukje se jeta e saj private është shkelur në mënyrë të rëndë.
Më poshtë gjendet deklarata e plotë dhe e pandryshuar e Blerina Matrakut:
“Sot nuk dua te mbrohem, dua te kerkoj falje.I drejtohem se pari publikut, ç’do individi, qe eshte tronditur lenduar apo ndjere i prekur nga kjo situate…
Ju kerkoj ndiese me perulesi dhe vertetesi.Ju lutem, per vetem nje minute, hiqini nga mendja ato imazhe qe nuk perfaqesojne askend por cenojne gjithkend, dhe shikoni pertej, nje njeri, qe po perballet me sfiden me te madhe e me me pergjegjesi shoqerore e jo vetem, ate te moralit.
Nuk jam ketu per te justifikuar, jam ketu per te marre pergjegjesine time.
Kerkoj ndjese, per besimin, qe dikujt i dhashe ne momentet me vulnerabel te jetes sime, besim i cili mu perdor per arsye te paditura e te paidentifikuara ende.
I kerkoj ndjese Klaudias dhe vajzave te saj, per ç’do lot apo dhimbje te shkaktuar, gje qe do paguhet me drejtesi hyjnore.
Pamvaresisht se me eshte cenuar ne formen me çnjerezore te mundshme privatesia ime, marr pergjegjesine e veprimeve te mia te cilat, sikur ti paguaja me jete.
Jam thjesht nje artiste e nje profili te ulet artistik, pa fame, çmime e suport, nje grua e cila per fat te keq eshte perballur e vetme me sfidat e jetes e qe i eshte dashur te buzeqeshe me preteksin qe lotet ne sy, ishin lot gezimi…
Sot ju lutem publikisht, “Mjaft”,
Mos shperndani me…Gabimi kerkon pergjegjesi, te cilen po e marr mbi supe dhe po e paguaj ç’njerezisht.
Dhimbja kerkon rrespekt.
Jam njeri, qe me eshte cenuar privatesia…
Shpresoj ta percjell mesazhin, sepse eshte shume veshtire te kap fillin ne keto momente”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: