Sport
Formacioni zyrtar: Foda bën ndryshime vendimtare, rikthehen Muriqi, Hoxha dhe Avdullahu
Reklamë e Sponsorizuar
Kombëtarja e Kosovës ka zbuluar përbërjen zyrtare për sfidën e radhës kundër Austrisë, ku trajneri Franco Foda ka ndërmarrë disa lëvizje taktike në formacionin startues.
Nën udhëheqjen e teknikut gjerman, porta i është besuar sërish Amir Shaipit, ndërsa reparti i prapavijës forcohet me rikthimin e Ron Raçit nga minuta e parë.
Ndryshime të rëndësishme ka edhe në mesfushë, aty ku Veldin Hoxha dhe Leon Avdullahu ribashkohen për të nisur ndeshjen nga fillimi, krah anësorit Edon Zhegrova dhe Baton Zabërgjës, i cili po ashtu faton fanelën e titullarit.
Po ashtu, sulmuesi shtatlartë Vedat Muriqi merr sërish shiritin e kapitenit dhe rikthehet në fushë, pasi u detyrua të mungonte në përballjen e kaluar ndaj Izraelit.
Formacionet zyrtare për këtë duel:
Kosova: Shaipi; Dellova, I. Krasniqi, Raçi; Vojvoda, Avdullahu, Hoxha, Gallapeni; Zhegrova, Zabërgja, Muriqi.
Austria: Schlager; Danso, X. Schlager, Posch, Seiwald, Schmid, Gregoritsch, Bacher, Laimer, Wimmer, Prass.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: