Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Formacioni zyrtar: Foda hedh në fushë Zhegrovën dhe Muriqin nga minuta e parë ndaj Austrisë

Redaksia Lajmetereja • 04-10-2026 15:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Formacioni zyrtar: Foda hedh në fushë Zhegrovën dhe Muriqin nga minuta e parë ndaj Austrisë
Kombëtarja e Kosovës është gati për sfidën e radhës në Ligën e Kombeve, ku do të përballet me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, me takimin që do të nisë në orën 18:00. Trajneri i “Dardanëve”, Franco Foda, dhe homologu i tij austriak, Ralf Rangnick, kanë zyrtarizuar tashmë formacionet titullare për këtë ndeshje të vlefshme për Grupin 3 në Ligën C. Pas humbjes 3:1 të pësuar pak ditë më parë në Vjenë, përfaqësuesja kosovare kërkon sot kthesën dhe revanshin para adhuruesve të saj. Në krahasim me sfidën e zhvilluar tri ditë më parë, tekniku Foda ka bërë ndryshime të rëndësishme nëmbështetjen e skuadrës. Pika më e spikatur është rikthimi i sulmuesit kryesor Vedat Muriqi, i cili mungoi në duelin e fundit ndaj Izraelit, ndërsa në repartin ofensiv do të mbështetet nga Edon Zhegrova dhe Baton Zabërgja. Ndërkohë, në mesfushë, Foda ka besuar nga minuta e parë te dyshja e përbërë nga Leon Avdullahu dhe Veldin Hoxha. Formacioni zyrtar i Kosovës: Shaipi; Krasniqi, Dellova, Raçi; Vojvoda, Avdullahu, Hoxha, Gallapeni; Zabërgja, Zhegrova, Muriqi. Kjo përballje shënon mbylljen e këtij cikli ndeshjesh për këtë periudhë të Ligës e Kombeve. Përfaqësuesja e Kosovës do t'i rikthehet sërish angazhimeve zyrtare në mesin e muajit nëntor, kur do të luajë edhe dy sfidat e fundit të fazës së grupeve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar