Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Nata e madhe e lamtumirës: Valon Berisha nderohet sonte për historinë që shkroi me fanellën e Kosovës

Redaksia Lajmetereja • 04-10-2026 15:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Nata e madhe e lamtumirës: Valon Berisha nderohet sonte për historinë që shkroi me fanellën e Kosovës
Përfaqësuesja e Kosovës do të përmbyllë sonte një kapitull të rëndësishëm të historisë së saj sportive, teksa pas përfundimit të ndeshjes kundër Austrisë do të organizohet një ceremoni zyrtare lamtumire për mesfushorin Valon Berisha, në shenjë falënderimi për kontributin e jashtëzakonshëm ndër vite. Berisha mbetet një ndër figurat kyçe që hodhi themelet e përfaqësueses sonë pas anëtarësimit zyrtar në organizatat ndërkombëtare, UEFA dhe FIFA. Ai ishte protagonist absolut në sfidën e parë historike kualifikuese për Kampionatin Botëror, të zhvilluar ndaj Finlandës më 5 shtator 2016. Ajo datë mbetet e paharruar për sportdashësit kosovarë, pasi pikërisht Berisha ishte autori i golit historik, duke realizuar nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 60-të. Ky rrjetëzim i dha Kosovës golin e parë zyrtar në arenën ndërkombëtare, ndërsa shtëpia e evropian e futbollit, UEFA, e pati cilësuar atë çast si një kthesë vendimtare që e prezantoi vendin tonë në skenën globale. Pasi kishte mbrojtur më herët ngjyrat e Norvegjisë në grupmoshat e reja, mesfushori me përvojë mori vendimin e zemrës për t'iu bashkuar Përfaqësueses së Kosovës në nivelin senior. Gjatë këtij rrugëtimi, ai ka regjistruar 52 paraqitje dhe ka tundur rrjetën katër herë për Dardanët, ndërsa numëron gjithsej 72 ndeshje ndërkombëtare në karrierën e tij me të dyja kombëtaret. Në rrafshin e klubeve, karriera e tij është pasuruar me eksperienca në skuendra të njohur evropiane dhe botërore, si Viking, Red Bull Salzburg, Lazio, Fortuna Düsseldorf, Reims, Melbourne City dhe LASK. Periudha e tij te Salzburgu konsiderohet si më e suksesshmet, ku u shpall kampion në Austri, la gjurmë në Evropë dhe shkëlqeu në vitin 2017 me dy golat e shënuar kundër Borussia Dortmundit në triumfin 2:1 brenda Ligës së Evropës. Megjithatë, mbrëmja e sotme në stadiumin “Fadil Vokrri” do t'i dedikohet të tërësisht rrugëtimit të tij me fanellën kuqezi. Valon Berisha do të marrë duartrokitjet dhe mirënjohjen e merituar të publikut kosovar, duke kurorëzuar një histori suksesi që nisi në mbrëmjen e shtatorit të vitit 2016.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar