Aktuale
Siguri më e lartë në internet: WhatsApp lançon mjetet e reja të mbikëqyrjes prindërore për llogaritë e të rinjve
Reklamë e Sponsorizuar
Platforma e njohur e komunikimit, WhatsApp, ka bërë të publike të mërkurën një seri funksionesh të reja që u mundësojnë prindërve të kenë më shumë kontroll mbi llogaritë e fëmijëve të tyre adoleshentë, duke synuar kështu një ambient dixhital më të sigurt, pa cenuar megjithatë konfidencialitetin e mesazheve. Këto opsione të reja u japin mundësi kujdestarëve ligjorë që të administrojnë më mirë parametrat e sigurisë dhe mënyrën se thejsht ndërveprojnë të miturit në internet.
Sipas njoftimit zyrtar, të rriturit do të kenë mundësinë të përcaktojnë se kush mund të ketë qasje tek imazhi i profilit të adoleshentit, cilët persona mund t'i përfshijnë ata në biseda në grup, si dhe mënyrën e shfrytëzimit të veçorive të veçanta si Statusi dhe Kanalet.
Për më tepër, sistemi do t'i dërgojë sinjalizime prindërit çdo herë që i mituri i bashkohet apo largohet nga një grup, apo kur një bisedë në grup ku bën pjesë ai pëunet dukshëm në numrin e anëtarëve. Administrimi i këtyre opsioneve do të sigurohet përmes një kodi PIN personal. Çdo përpjekje e adoleshentit për të ndryshuar kufizimet e vendosura do të kërkojë domosdoshmërisht autorizimin e prindërit përmes këtij kodi.
Një tjetër aspekt i rëndësishëm ka të bëjë me asistentin e bazuar në inteligjencën artificiale të platformës, Meta IA. Prindërit do të mund të vendosin nëse fëmija i tyre do të përdorë versionin e zakonshëm të destinuar për moshat mbi 13 vjeç, apo opsionin më të shtrënguar të quajtur Përmbajtje e Kufizuar.
Pavarësisht shtrirjes së këtyre mjeteve mbikëqyrëse, kompania ka garantuar se komunikimet private dhe thirrjet e përdoruesve të rinj do të mbeten plotësisht të paarritshme për prindërit. “Edhe kur kontrollet janë aktive, bisedat dhe telefonatat personale mbrohen plotësisht përmes enkriptimit nga skaji në skaj”, theksohet në komunikatën e platformës.
Këto risi vijnë me qëllim që të nxisin dialogun e hapur mes familjarëve rreth përdorimit të teknologjisë, duke ruajtur njëkohësisht intimitetin e mesazheve personale. Prindërit do të kenë lirinë e plotë për t'i modifikuar ose çaktivizuar këto filtra në çdo kohë që dëshirojnë.
Duke qenë se nevojat ndryshojnë nga një familje në tjetrën, përdorimi i këtij sistemi do të jetë tërësisht opsional dhe në baza vullnetare. Megjithatë, kjo natyrë zgjedhore ka ngritur pikëpyetje se sa gjerësisht do të gjejë zbatim në praktikë.
Këto lëvizje të kompanive të teknologjisë ndodhin në një kohë kur ato po përballen me një trysni të shtuar nga autoritetet qeveritare dhe rregullatorët ndërkombëtarë, për të garantuar shërbime më të sigurta dhe të përshtatshme për moshat e reja. Kufizimet e reja pritet të përfshijnë platforma të ndryshme sociale si Instagram, Facebook, TikTok, Snapchat, YouTube dhe X, duke shoqëruar këtë me kritere më të rrepta për verifikimin e moshës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: