Aktuale
Krenari në familjen Lushtaku: Djali i kryetarit të Skenderajt betohet si kadet i FSK-së
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka ndarë me ndjekësit e tij një lajm të bukur, duke njoftuar se i biri, Siylli, ka hedhur një hap të rëndësishëm në jetën e tij profesionale duke u betuar si kadet i ri i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Me këtë rast, kreu i Skenderajt nuk fshehur emocionet dhe krenarinë e tij, duke vlerësuar se ky moment shënon nisjen e një etape të re drejt përgatitjes së djalit të tij si një oficer i ardhshëm në shërbim të shtetit.
Sipas Lushtakut, ky angazhim i të birit përfaqëson edhe vazhdimësinë e një tradite familjare, e cila ndër vite ka qenë e ndërtuar mbi themelet e uniformës, disiplinës së rreptë dhe gatishmërisë për sakrificë.
“Ta shoh sot në uniformën e kadetit, mes bashkëmoshatarëve të tij, duke bërë betimin për t’i shërbyer vendit, është krenari për familjen, por edhe një përgjegjësi e madhe për rrugën që sapo ka nisur”, ka shprehur ai në mesazhin e tij publik.
Në fund të urimit të tij, Lushtaku i ka dëshiruar të birit një karrierë të gjatë, të ndershme dhe plot arritje, duke e porositur që të mos e harrojë kurrë peshën e madhe të uniformës së Republikës së Kosovës dhe ta mbajë atë gjithmonë me nder dhe dinjitet.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: