Kronikë
Përplasje automjetesh në aksin Shtime-Lipjan, lëndohen dy persona
Reklamë e Sponsorizuar
Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën rajonale Shtime-Lipjan, përkatësisht në fshatin Gjyrkovc, duke lënë të lënduar dy persona.
Lajmin për portalin 'Lajmet e Reja' e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili bëri të ditur se në këtë ngjarje janë përfshirë dy automjete me targa vendore që drejtoheshin nga shoferë vendorë.
“Ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin ishin të involvuara dy automjete me targa vendore, të drejtuara nga ngasës vendorë. Deri te aksidenti kishte ardhur si pasojë e veprimit të pasigurt gjatë lëvizjes, me ç’rast, përveç shkaktimit të dëmeve materiale në automjete, dy persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe të njëjtëve u është ofruar tretman mjekësor. Rasti i është referuar gjykatës për procedim të mëtejshëm”, ka deklaruar Veseli.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: