Kronikë
Incident i rëndë në kryeqytet: Sulmon me gurë dhe thikë një person, arrestohet shtetasja e huaj
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje e pazakontë dhe e tensionuar ka ndodhur në Prishtinë, ku një grua me shtetësi të huaj ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës. Ajo dyshohet se fillimisht ka sulmuar fizikisht një shtetas tjetër të huaj duke e gjuajtur me gurë, e më pas ka depërtuar me forcë në banesë e pajisur me një thikë.
Sipas informacioneve zyrtare nga Policia, gjithçka ka nisur kur e dyshuara, duke qëndruar në ballkonin e saj, ka hedhur gurë në drejtim të ballkonit të viktimës. Si pasojë e këtij sulmi, personi tjetër ka pësuar lëndime trupore në zonën e këmbëve.
Situata ka eskaluar më tej kur e dyshuara, duke shfaqur sjellje teskajshmërisht agresive, ka përdorur një mjet të mprehtë për të thyer xhamin e derës së tarrasës. Ajo ka futur në brendësi të banesës, duke krijuar një situatë rreziku serioz edhe për efektivët e policisë gjatë ndërhyrjes së tyre për vendosjen e rendit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: