Kronikë
Valë pakënaqësish në Gjermani: Sot mbahet protesta madhështore në Berlin kundër vendimit të Gjykatës Speciale
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeqyteti gjerman, Berlin, do të jetë sot arena e një proteste paqësore me thirrjen “Jo në emrin tim”, e cila organizohet para ndërtesës së Parlamentit gjerman (Reichstagsgebäude) në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të fundit të Gjykatës Speciale ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas agjendës zyrtare të bërë publike, tubimi do të nisë në orën 12:00 në adresën Platz der Republik 1, ndërsa ky aktivitet vjen vetëm një ditë pasi diaspora shqiptare organizoi një protestë të ngjashme edhe në qytetin e Munihut.
Krahas diasporës në Gjermani, vala e protestave vazhdon edhe në Kosovë, ku sot do të mbahet protesta e 19-të me radhë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:00. Përmes kësaj proteste, organizatorët kërkojnë nga Kuvendi i Kosovës që të ndërmarrë hapa konkretë përmes miratimit të Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Këto tubime popullore vijnë si reagim ndaj vendimit të datës 16 shtator, kur Dhomat e Specializuara me seli në Hagë shpallën vendimin e shkallës së parë, duke dënuar me gjithsej 81 vjet burgim katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: