Kapet 1 kg marihuanë në një automjet në Vushtrri, arrestohet i dyshuari

Publikuar më: 29-04-2025 06:02
Një operacion policor në Vushtrri ka rezultuar me sekuestrimin e një kilogrami substancë narkotike dhe arrestimin e një të dyshuari, transmeton Klankosova.tv. Aaksioni u zhvillua pasi Policia e Kosovës pranoi një informacion për aktivitet të dyshuar të shitblerjes së narkotikëve në rrugën “Zymer Haziri” në Vushtrri. Njësitë policore reaguan menjëherë duke identifikuar një automjet me targa vendore. Pronari i automjetit, E.F., 28 vjeç, fillimisht kishte refuzuar të hapte veturën, duke pretenduar se nuk e kishte çelësin. Megjithatë, për shkak të dyshimeve të bazuara, policia konfiskoi automjetin dhe shoqëroi të dyshuarin në stacionin policor. Pas shoqërimit, E.F. pranoi të hapte automjetin, ku në bagazhin e veturës u gjetën 10 pako të mbështjella, secila me rreth 100 gram substancë që dyshohet të jetë marihuanë – në total rreth një (1) kilogram.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu