Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Spanja siguron fitore të vuajtur ndaj Çekisë në Ligën e Kombeve

Redaksia Lajmetereja • 03-10-2026 20:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Spanja siguron fitore të vuajtur ndaj Çekisë në Ligën e Kombeve
Kombëtarja e Spanjës ka arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme, por jo pa djersë, pasi ka mposhtur Republikën e Çekisë me rezultatin 3:1, në kuadër të Ligës A të Kombeve në futboll. Dueli nisi vrullshëm dhe që në minutën e 6-të, Dani Olmo dhuroi një asistim perfekt për Lamine Yamalin në hyrje të zonës. Talenti i jashtëzakonshëm spanjoll lëshoi një predhë me të djathtën, duke e ndalur topin në këndin e sipërm të portës dhe duke zhbllokuar shifrat në 1:0. Krijimi i epërsisë nuk e zbehu ritmin e spanjollëve, të cilët thelluan avantazhin në minutën e 35-të. Rodri përfitoi nga një top i krisur brenda zonës dhe me një ekzekutim kirurgjik në këndin e sipërm të djathtë mposhti sërish portierin kundërshtar, duke çuar shifrat në 2:0. Pjesa e dhomave të zhveshjes solli reagimin e çekëve, të cilët ngushtuan epërsinë në minutën e 69-të në stadiumin e Oviedos. Adam Hlozhek krosoi saktë për Jiri Sláman, i cili u la i pambuluar brenda zonës dhe me një goditje të menjëhershme e dërgoi topin në këndin e poshtëm të majtë, duke lënë të pafuqishëm portierin David Raya për 2:1. Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, për të qetësuar radhët e “Furia Roja” mendoi mesfushori Mikel Merino, i cili realizoi saktësisht në minutën e 90-të për të siguruar fitoren përfundimtare 3:1. Pavarësisht përpjekjeve të fundit nga mysafirët, spanjollët menaxhuan me sukses avantazhin deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit, duke mbajtur pikët e plota në shtëpi. Pas përfundimit të xhiros së tretë në Grupin 3, Spanja qëndron e sigurt në krye të tabelës me 9 pikë të tubuara, e ndjekur nga Anglia që ka 6, Kroacia me 3, ndërsa Republika e Çekisë mbetet në fund pa asnjë pikë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar