Aktuale
“Ajo ndodhet në gjendje të rëndë” – Ema Andrea flet hapur për situatën e vështirë të Monika Lubonjës pas skandalit me videot
Reklamë e Sponsorizuar
Vala e fundit e publikimit të pamjeve intime të figurave publike në rrjetet sociale ka qenë tema kryesore e diskutimit në pjesën e parë të emisionit “Goca dhe Gra” transmetuar në Top Channel.
Gjatë bisedës, aktorja e njohur Ema Andrea ndau me publikun se ka pasur një komunikim të drejtpërdrejtë me Monika Lubonjën, duke e përshkruar gjendjen e kësaj të fundit si “më shumë se e gjunjëzuar”. Ajo ka bërë thirrje për maturi dhe solidaritet, duke kërkuar që publiku të shmangë gjykimet e ashpra dhe linçimet publike.
“Kam patur kontakte me Monikën. Është më shumë se e gjunjëzuar, kaq mund të them, se nuk dua të thyej besimin e saj. Është rëndë bajagi me i hedh gurë të tjerë sipër. Nëse duan të dalin publikisht, për të dhënë versionin e tyre. Prandaj po ngul këmbë që të mos i bëjmë gjërat bardh e zi. Nuk është çështje viktimizimi”, u shpreh Ema Andrea gjatë emisionit.
Më tej, diskutim u hap edhe rreth konceptit të martesës, ku Ema theksoi rëndësinë e konsolidimit të institucionit familjar. Ajo vuri në dukje se hapi i kurorëzimit kërkon përgjegjësi të lartë dhe reflektim të thellë përpara se të ndërmerret.
“Nuk është e bukur të tradhtosh dhe nuk është as e bukur dhe e moralshme të gënjesh. Institucioni i familjes duhet të forcohet. Nuk mundet të shtrëngojmë një njeri të jetojë në gënjeshtër se ka bërë një gabim. Institucioni i martesës duhet të forcohet dhe duhet matur mirë kur e merr këtë vendim, ose mos e merr. Se i bën fëmijët dhe ikën. Ke marrë nga koha e familjes, e bashkëshortes”, deklaroi ndër të tjera ajo.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: