Aktuale
Skandali me videot intime/ Mikja e Monika Lubonjës zbulon gjendjen e rëndë emocionale të aktores
Reklamë e Sponsorizuar
Vala e publikimit të pamjeve intime të figurave publike në rrjetet sociale ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik, ndërsa së fundmi ka folur edhe mikja e ngushtë e aktores Monika Lubonjë.
Ema Andrea ka ndarë detaje nga biseda që ka pasur me Lubonjën pas kësaj ngjarjeje të rëndë, duke theksuar se artistja po kalon një moment tejet të vështirë emocional.
“Kam pasur kontakte me Monikën. Është më shumë se e gjunjëzuar, kaq mund të them, se nuk dua të thyej besimin e saj. Është rëndë bajagi me i hedh gurë të tjerë sipër. Nëse duan të dalin publikisht, për të dhënë versionin e tyre. Prandaj po ngul këmbë që të mos i bëjmë gjërat bardh e zi. Nuk është çështje viktimizimi”, u shpreh Ema Andrea.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: