Kronikë
Tragjedi në Kaçanik: 19-vjeçari gjendet pa shenja jete nga familjarët në fshatin Nikaj
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e sotme fshatin Nikaj të Kaçanikut, ku një i ri 19-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij nga familjarët.
Lajmin për këtë tragjedi e ka konfirmuar për mediat zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Ferizajt, Kanun Veseli. Sipas tij, policia është alarmuar për rastin më 03.10.2026, rreth orës 13:30, nga familjarët që kishin gjetur viktimën pa shenja jete.
Menjëherë pas marrjes së informacioneve, në vendin e ngjarjes kanë zbarkuar njësitet policore të Kaçanikut, hetuesit rajonalë, ekipi i forenzikës, si dhe stafi mjekësor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familejare (QKMF) në Kaçanik, të cilët kanë konstatuar vdekjen e të riut.
Pas ekzaminimit të detajuar të trupit dhe vendit të ngjarjes, autoritetet bëjnë të ditur se nuk janë vërejtur elemente që mund të ngrenë dyshime për përfshirjen e ndonjë personi të tretë në këtë ngjarje.
Në bazë të të dhënave të para nga terreni, viktima dyshohet se ka kryer vetëvrasje. Për këtë rast është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar hetuesit rajonalë që të vazhdojnë hetimet intensive me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave që çuan në këtë fatalitet.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: