Kronikë
Tragjedia e Xhuana Nikollajt: Xhelozia, ekskursioni në Berat dhe dhuna që i parapriu helmimit fatal
Reklamë e Sponsorizuar
Dalin në dritë prapaskena tronditëse nga hetimet për ndarjen nga jeta të Xhuana Nikollajt, e cila ndërroi jetë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” më 10 mars 2026, pasi kishte gëlltitur lëndë helmuese fosotoksinë. Për këtë ngjarje të rëndë, ish-partneri i saj, Eraldo Fizi, ndodhet pas hekurave, ndërsa po hetohet penalisht për akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes”.
Sipas dokumenteve të dosjes hetimore, shkak për përshkallëzimin e konflikteve mes tyre dyshohet se është bërë një udhëtim turistik në qytetin e Beratit. Më 9 mars, vetëm një ditë para se e reja të ndërmerrte aktin fatal, Fizi ishte takuar me të pranë vendbanimit të saj në kryeqytet.
Në kuadër të zbardhjes së së vërtetës, organi i akuzës ka siguruar dëshminë e shoqes së viktimës, Aurela Hasanaj, e cila ka hedhur dritë mbi mosmarrëveshjet e vazhdueshme mes çiftit. Po ashtu, një vendimtar në hetime është dëshmia e dhënë nga motra e viktimës, Klodina Nikollaj.
Ajo ka dëshmuar se gjatë orëve të para të 10 marsit, rreth orës 03:30, Xhuana i kishte dërguar mesazhe në aplikacionin WhatsApp, duke e njoftuar se Fizi e kishte marrë me automjet dhe e kishte dërguar në zonën e njohur si “Rana e Hedhun” në Shëngjin. Aty, sipas pretendimeve të viktimës, ajo ishte ushtruar dhunë ndaj saj.
Gjithashtu, e reja i kishte përcjellë të motrës edhe një fotografi, ku sipas deklarimeve, dukeshin qartë shenja dhune në fytyrë. Në mesazhin dërguar familjares, Xhuana shprehej e dëshpëruar: “Kam duru boll, smunem ma”.
Vetëm pak orë më vonë, ajo u ka konfirmuar të afërmve se kishte konsumuar fostoksinë. Pavarësisht dërgimit me urgjencë në QSUT për marrjen e ndihmës mjekësore, ajo nuk ka mundur dot t'i mbijetojë toksicitetit të lëndës.
Në dosjen e prokurorisë është përfshirë edhe dëshmia e një tjetër motre, Silvana Kaleshi. Ajo ka bërë me dije se pas ndarjes së tyre në vitin 2025, Fizi nuk e kishte lënë të qetë, duke e kontaktuar vazhdimisht dhe duke e shantazhuar se do t'i jepte fund jetës nëse ajo refuzonte të ribashkohej me të.
Për të hedhur dritë mbi të gjithë dinamikën e ngjarjes, Prokuroria ka bashkuar në dosje dëshmitë e rrethit shoqëror dhe familjar, transkriptimet e komunikimeve telefonike, si dhe pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë.
Në këtë fazë proceduriale, gjykata ka vlerësuar se provat e grumbulluara deri më tani krijojnë bindjen e një dyshimi të arsyeshëm lidhur me veprën penale për të cilën akuzohet Eraldo Fizi, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: