Aktuale
Përmirësimi i sigurisë në shkollë: NPL “Fushë Kosova” ndërhyn në Miradi të Epërme
Reklamë e Sponsorizuar
Ekipet e NPL “Fushë Kosova” kanë ndërmarrë një aksion gjatë ditës së shtunë në Shkollën Fillore të fshatit Miradi e Epërme, ku është kryer rregullimi i infrastrukturës së brendshme.
Sipas informacionit të dhënë nga kjo ndërmarrje, ndërhyrja ka konsistuar në zëvendësimin e pllakave të dëmtuara në shkallët e objektit shkollor, me synim parësor rritjen e sigurisë për nxënësit dhe stafin, si dhe mirëmbajtjen e mjediseve arsimore.
Nga NPL “Fushë Kosova” theksojnë se aksionet e kësaj natyre në terren do të vijojnë edhe në të ardhmen, kudo që të shfaqet nevoja, me qëllim të kontributit të vazhdueshëm në mirëmbajtjen dhe funksionalitetin e hapësirave publike.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: