Aktuale
Skandali i videove intime, Eli Fara thyen heshtjen: Jam e lënduar, por s’kam përse të turpërohem
Reklamë e Sponsorizuar
Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Eli Fara, ka reaguar zyrtarisht këtë të shtunë, pas përhapjes virale në rrjetet sociale të disa videove intime ku shfaqet ajo bashkë me kompozitorin Adrian Hila, materiale që kanë bërë xhiron e rrjetit gjatë ditëve të fundit.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, artistja ka shprehur dhimbjen e thellë për shkeljen flagrante të jetës së saj private, duke vënë në pah se nuk ka asnjë arsye për të ulur kokën nga turpi për këtë ngjarje.
Ajo ka theksuar se faji dhe turpi u takojnë ekskluzivisht atyre personave që kanë regjistruar, publikuar dhe shpërndarë pamjet private pa dijeninë dhe pa pëlqimin e saj paraprak, ndërsa ka paralajmëruar se rrugën ligjore për këtë çështje do t'ia besojë organeve të drejtësisë.
Gjatë mesazhit të saj prekës, këngëtarja është ndalur edhe te dëmi emocional që kjo situatë ka shkaktuar te të afërmit e saj, duke i bërë thirrje opinionit publik për reflektim, njerëzillëk dhe ndalim të menjëhershëm të shpërndarjes së materialeve.
Reagimi i plotë i Eli Farës:
Kam kaluar një jetë në skenë, duke ndarë me publikun këngën dhe dashurine për artin. Sot po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje: cenimin e privatësisë dhe përballjen me giykime e fyerje që prekin edhe familjen time.
Në këtë shoqëri, grave u kërkohet shpesh të mbajnë mbi supe edhe turpin e veprimeve që kryhen kundër tyre. U cenojnë privatësinë dhe pastaj u kërkojnë të japin llogari. I lëndojnë dhe pastaj i gjykojnë për mënyrën si e përballojnë dhimbjen. Asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim. Sot po e përjetoj vet sa e rëndë është të shohësh jetën tande private te kthyer në spektakël dhe te ndiesh se, për disa njerëz, çdo gjë që ke ndërtuar vlen më pak se një moment intim.
Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem. Turpi u përket atyre që filmojnë, publikojnë dhe shpërndajnë momente private pa dijeninë dhe pëlqimin e një njeriu. Intimiteti i një gruaje nuk është leje për ta poshtëruar.
Të qenit artiste nuk ma heq të drejtën për privatësi dhe dinjitet. Këtë të drejtë e ka çdo grua, pavarësisht emrit, profesionit apo zgjedhjeve të saj. Këtë çështje do t’ia lë në dorë drejtësisë. Nga publiku kërkoj njerëzillëk dhe ndalimin e shpërndarjes. Përpara çdo gjykimi, mendoni për njeriun dhe familjen që lëndoni.
Falënderoj nga zemra familjen, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që me kanë mbështetur, publikisht apo privatisht. Dashuria dhe mirëkuptimi juaj me japin force.
Do të marr kohën që më duhet dhe do të vazhdoj përpara, me dinjitet dhe me kokën lart.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: