Kronikë
Vë në pranga autorin e dyshuar të zjarrvënies në Peqin, vijon beteja me flakët në terren
Reklamë e Sponsorizuar
Uniformat blu kanë shoqëruar ditën e sotme personin e dyshuar si shkaktar për vatrat e zjarrit që përfshinë fshatrat e Peqinit tre ditë më parë.
Sipas hetimeve paraprake, i dyshuari kishte ndezur një zjarr për nevoja personale, por për shkak të erës së fortë, flakët dolën jashtë kontrollit dhe u përhapën me shpejtësi në sipërfaqe të mëdha të mbjella me shkurre dhe bimësi.
Përballë kësaj situate emergjente, që prej orës 05:00 të mëngjesit të sotëm, qindra efektivë dhe dhjetëra mjete zjarrfikëse nga 11 bashki të vendit janë hedhur në terren, duke u angazhuar intensivisht për neutralizimin e vatrave aktive.
Ndërkohë, dinamika e përhapjes së flakëve, e ndihmuar nga ndryshimet e shpeshta të drejtimit të erës, ka shkaktuar dëme materiale, duke përfshirë në flakë një banesë të pabanuar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: