Aktuale
Goditje e madhe në hendbollin kosovar: Sali Maxhera largohet nga Trepça dhe firmos me Vëllaznimin
Reklamë e Sponsorizuar
Sali Maxhera, një nga emrat më të shquar dhe hendbollistët më të mirë në vend, ka marrë vendimin e vështirë për t'i dhënë fund aventurës së tij në klubin e zemrës, duke mbyllur kështu një kapitull të gjatë plot 17 vite përkushtimi absolut për Trepçën. Përvoja e gjatë dhe sakrificat e pandërprera u bënë pjesë e një rrugëtimi ku ai dha gjithçka për fanellën e klubit mitrovicas, i cili sot po kalon periudhën më sfiduese në historinë e tij.
Pas një karriere të pasur me qindra ndeshje, mijëra orë stërvitje dhe kujtime të pashlyeshme, vetë lojtari ka ndarë emocionet e tij me ndjekësit në rrjetet sociale, duke reflektuar mbi sakrificat e bërë ndër vite.
Ndryshimi i madh është zyrtarizuar mbrëmjen e djeshme, kur drejtuesit e klubit gjakovar kanë njoftuar arritjen e marrëveshjes me shtatlartin mitrovicas. Maxhera, i cili luan në pozicionin e pivotit, do t'i bashkohet skuadrës kuqezi për të nisur një sfidë të re.
Klubi nga Gjakova ka shprehur besimin e plotë se afrimi i një prej lojtarëve më me përvojë në këtë pozicion do t'i japë skuadrës një hov të ri, duke shtuar forcën, eksperiencën dhe cilësinë e nevojshme në repartin e pivotit për ndeshjet e ardhshme.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: