Aktuale
Skandali i videove intime, këngëtarja e njohur Eli Fara thyen heshtjen dhe bën deklaratën e fortë
Reklamë e Sponsorizuar
Këngëtarja e njohur shqiptare, Eli Fara, ka reaguar publikisht për herë të parë pas përhapjes virale të pamjeve të saj intime në internet, një ngjarje që shkaktoi një valë të madhe reagimesh në opinionin publik.
Përmes një prononcimi zyrtar, artistja ka theksuar se ajo nuk ndjen asnjë lloj turpi për këtë situatë, duke shtuar se turpi duhet t'i përkasë ekskluzivisht personave që kanë publikuar dhe shpërndarë ato materiale.
"Kam kaluar një jetë në skenë, duke ndarë me publikun këngën dhe dashurinë për artin. Sot po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje: cenimin e privatësisë dhe përballjen me gjykime e fyerje që prekin edhe familjarët e me", ka deklaruar ndër të tjera ajo.
Duke u ndalur te pozita e gruas në shoqëri, ajo ka ngritur shqetësimin se si shpesh viktimave u faturohet padrejtësisht përgjegjësia dhe turpi i veprimeve dashakeqe të të tjerëve ndaj tyre, duke theksuar se askush nuk duhet të kalojë nëpër një poshtërim të tillë.
"Sot po e përjetoj vetë sa e rëndë është të shohësh jetën tënde private të kthyer në spektakël dhe të ndiesh se, për disa njerëz çdo gjë që ke ndërtuar vlen më pak se një moment intim", ka shtuar artistja.
Në përfundim të reagimit të saj, Eli Fara ka pranuar se ndihet e lënduar nga e gjithë kjo ngjarje, por ka theksuar prerazi se nuk ka asnjë arsye për t'u turpëruar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: