Aktuale
“U largova menjëherë nga gëzimi familjar” – Eli Fara tregon ngjarjen e papritur që e detyroi të linte dasmën
Reklamë e Sponsorizuar
Këngëtarja e njohur shqiptare, Eli Fara, ka ndarë me publikun një nga episodet më të pazakonta të karrierës së saj, duke kujtuar një situatë mjaft delikate ku u ndodh e detyruar të braktiste një ceremoni martesore për shkak të sjelljes së organizatorit.
E ftuar në emisionin “Live me Luizin”, artistja tregoi se si is përgatitur me kujdes për këtë ngjarje që zhvillohej në orët e drekës. Ajo u zgjua herët në mëngjes, u kujdes për pamjen e saj në parukeri dhe veshi një fustan elegant, për t'u nisur më pas drejt ambientit festiv që ndodhej pranë zonës së aeroportit.
“Kam një situatë shumë të lezetshme, e mora me sportivitet. Isha për një dasmë, organizohej në drekë. U çova që në mëngjes, ishte një verë, shkova në parukeri, vesha një fustan, u bëra bukur dhe shkoj në dasëm. Ishte afër aeroportit, mbërrij atje”, u shpreh ajo.
Megjithatë, sapo ka mbërritur në vendngjarje dhe ka vëzhguar atmosferën, ka kuptuar se diçka nuk shkonte si duhet. Drejtuesi apo regjisori i dasmës, i cili ishte i afërm i familjes, ushtronte një kontroll të plotë mbi dasmorët, duke u dhënë urdhër se kur duhet të ngriheshin dhe kur duhet të uleshin.
Pasi pyeti muzikantët nëse kishte gabuar vendndodhje dhe pasi përjetoi vetë të njëjtën dinamikë komanduese pas dhjetë minutash qëndrimi, artistja vendosi t'i jepte fund pjesëmarrjes së saj atje.
“Shoh muzikantët, ambientin dhe njerëzit. Pyes muzikantët, jeni të sigurt që unë jam në këtë dasëm? Ishte një drejtues i dasmës, regjisor i dasmës, nga familja, që u thonte këtyre që kërcenin si t’i urdhëronte: Çohu ti, ulu, ti tjetri çohu! Pas 10 minutash sërish: Çohu ti! Dhe unë u çova, u thashë muzikantëve që po dal pak përjashta, mora makinën dhe u largova, kaq ishte dasma”, përfundoi rrëfimin e saj Eli Fara.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: