Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Gjermania jep mbështetje të plotë për Qeverinë e re: Friedrich Merz i uron mandatin e ri kryeministrit Albin Kurti

Redaksia Lajmetereja • 03-10-2026 09:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Gjermania jep mbështetje të plotë për Qeverinë e re: Friedrich Merz i uron mandatin e ri kryeministrit Albin Kurti
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë një mesazh urimi nga Kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë, Friedrich Merz, me rastin e marrjes së detyrës dhe formimit të kabinetit të ri qeverisës. Në letrën e tij zyrtare, kreu i ekzekutivit gjerman është shprehur: “Ju përgëzoj përzemërsisht për rizgjedhjen Tuaj Kryeministër i Republikës së Kosovës. Kosova ka lënë pas muaj të tërë të pasigurisë politike, e cila i ka imponuar vendit kosto të larta. Konfirmimi i zgjedhjes tuaj ofron mundësinë e ndërtimit të urave përtej prizmit partiak, zgjidhjes së çështjeve të hapura institucionale dhe avancimit të reformave”. Përveç urimeve për mbarëvajtje dhe suksese në këtë periudhë të re qeverisëse, Kancelari Merz ka rikonfirmuar se Berlini zyrtar do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm Kosovën, duke vënë në pah lidhjet e ngushta dhe miqësinë e veçantë mes dy popujve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar