Kronikë
Dëshmia e Eli Farës në Polici, vjen reagimi i papritur i vajzës së saj Marina
Reklamë e Sponsorizuar
Pas zhvillimeve të fundit dhe publikimit të dëshmisë së këngëtares së njohur Eli Fara, ka reaguar përmes rrjeteve sociale vajza e saj, Marina Fara.
Edhe pse ka preferuar të mos bëjë ndonjë koment direkt lidhur me situatën, Marina ka publikuar në profilin e saj në Instagram një video me përmbajtje fetare, menjëherë pasi në media qarkulluan detaje nga dëshmia e nënës së saj para autoriteteve policore.
Në pamjet e shpërndara prej saj shfaqet Meka, ndërkohë që në sfond përcillet një mesazh reflektimi mbi sfidat, peripecitë e jetës, largimin e njerëzve pranë dhe rëndësinë e besimit në Krijuesin gjatë periudhave sfiduese.
“Sot je lart, nesër je poshtë”, thuhet ndër të tjera në materialin e publikuar, i cili vijon me thënie si: “Kur kam frikë, ngre duart lart. Kur nuk di se çfarë të bëj, i besoj planit të Tij” – duke përcjellë një thirrje për forcë shpirtërore.
Gjithashtu, në një tjetër sekuencë të videos theksohet: “I lutem Zotit të më udhëheqë dhe hedh një tjetër hap me besim. Unë kam Zotin, unë kam gjithçka”, duke vënë në pah mbështetjen e palëkundur te feja përballë çdo vështirësie.
Ndonëse Marina nuk ka dhënë shpjegime shtesë dhe nuk e ka shoqëruar postimin me ndonjë dedikim të drejtpërdrejtë për situatën e nënës së saj, koha e zgjedhur për këtë publikim ka marrë vëmendje të madhe nga publiku, duke u përkuar me momentin kur u zbardhën detajet e dëshmisë së Eli Farës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: