Politikë
AAK kërkon seancë të jashtëzakonshme për ndryshimin e ligjit të Dhomave të Specializuara
Reklamë e Sponsorizuar
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që të mblidhet urgjentisht në seancë plenare, për të votuar nismën ligjore të kërkuar nga qytetarët.
"Thirreni more seancën sot menjëherë! Ta votojmë ligjin që e kërkuan tash e sa 17 ditë qytetarët në protestë! Çka po prisni?", ka shkruar Ramadani në reagimin e tij publik.
Parlamentari i AAK-së ka kërkuar që vullnesi dhe kërkesat e qytetarëve protestues të trajtohen me prioritet institucional, duke kërkuar hedhjen e ligjit në votim pa humbur kohë dhe pa burokraci shtesë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: