Politikë
Kosova bëhet me pronë të vetën në Strasburg, Kusari-Lila: Hap jetik për përfaqësimin tonë në Evropë
Reklamë e Sponsorizuar
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka realizuar një vizitë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Strasburg, ku ka vënë theksin te rëndësia e madhe e pranisë dhe diplomacisë sonë në kontinentin evropian.
Sipas saj, valëvitja e flamurit shtetëror në qendrat kryesore evropiane shërben si një urë e fuqishme lidhëse që afron edhe më shumë shtetin me qytetarët e tij.
Gjatë kësaj vizite, Kusari-Lila bëri të ditur se objekti i Ambasadës së Kosovës në Strasburg tashmë ka kaluar në pronësi të plotë të shtetit tonë. Këtë arritje ajo e ka vlerësuar si një hap tejet të rëndësishëm për konsolidimin dhe ngritjen e përfaqësimit tonë institucional.
“Prania e Kosovës në Evropë po zgjerohet dhe po bëhet më e qëndrueshme. Përfaqësimi po ngrihet e shërbimet konsullore po shtohen, ndërsa shteti është gjithnjë e më afër qytetarëve të vet, kudo që ata jetojnë e veprojnë”, ka deklaruar Kusari-Lila.
Gjatë qëndrimit në ambientet e kësaj ambasade, ministrja u prit dhe u shoqërua nga ambasadori Fitor Murati, si dhe nga i gjithë stafi i kësaj përfaqësie diplomatike.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: