Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Manchester City kalon në kundërsulm: Rreziku real i dënimeve drastike pas shkeljeve financiare

Redaksia Lajmetereja • 02-10-2026 19:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Manchester City kalon në kundërsulm: Rreziku real i dënimeve drastike pas shkeljeve financiare
Manchester City ka ndërmarrë hapa konkretë ligjorë për të mbrojtur imazhin e tij, pasi u shpall fajtor për 114 shkelje të rregullave të “Fair Play Financiar”, duke u ballafaquar me mundësinë e sanksioneve të rënda që mund të çojnë deri në përjashtimin nga Premier League. Klubi anglez ka zyrtarizuar ankesën e tij, të shoqëruar me një qëndrim tejet të ashpër publik. “Kemi dorëzuar ankesën e plotë kundër vendimit të Komisionit të Premier League lidhur med procedurat disiplinore të këtij të fundit. Qëndrimi i prerë i klubit është se vendimi përmban gabime të dukshme – thelbësore, ligjore, parimore dhe faktike – në disa pika, dhe për rrjedhojë nuk mund të konsiderohet i besueshëm”, theksohet në komunikatën zyrtare të “Cityzens”. Ky hap i kampionëve të Anglisë erdhi menjëherë pasi Federata Angleze e Futbollit publikoi një deklaratë zyrtare, pas vendimit të Komisionit të Pavarur që fajësoi Manchester Cityn jo vetëm për shkelje të rënda financiare, por edhe për mungesë bashkëpunimi përgjatë nëntë sezoneve hetimore, nga viti 2009 deri në vitin 2018. “Vendimi i Komisionit të Pavarur ka implikime të rëndësishme për integritetin e futbollit”, ka shprehur Federata Angleze, duke shtuar se autoritetet po e analizojnë me vëmendje situatën dhe pasojat e saj, me qëllim ndërmarrjen e hapave të nevojshëm. Për opinionin sportiv dhe mediat vendase, kjo betejë ligjore është një tregues i qartë se klubi gjendet para një sfide vendimtare për të ardhmen e tij në elitën e futbollit anglez. Derisa të jepet verdikti përfundimtar, të gjitha opsionet mbeten të hapura në tavolinë. Përveç gjobave financiare marramendëse, “Citizens” rrezikojnë zbritje pikësh për disa sezone, heqjen e titujve të fituar, madje edhe rënien në një kategori më të ulët garimi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar