Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Vëmendje te rinjtë, Llapi promovon katër shpresat e akademisë në ekipin e parë

Redaksia Lajmetereja • 02-10-2026 17:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Vëmendje te rinjtë, Llapi promovon katër shpresat e akademisë në ekipin e parë
Klubi i futbollit Llapi ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për të ardhmen e tij, duke afruar katër prej lojtarëve më të dalluar të gjeneratës U19 në skuadrën seniore, të cilët kanë nisur tashmë seancat stërvitore nën urdhërat e trajnerit kryesor, Tahir Batatina. Ky vendim ka ardhur si rezultat i kërkesës së drejtpërdrejtë të trajnerit Batatina dhe drejtorit sportiv, Besar Musolli. Pjesë e grupit të parë janë bërë qendërmbrojtësi Erion Kaçiu, mesfushori Enxhull Mulolli, si dhe dy sulmuesit e talentuar, Brilant Kika dhe Arion Salihu. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, drejtuesit e klubit llapjan kanë bërë të dytur se ky hap shënon vetëm fillimin e një strategjie afatgjatë, e cila do të ndiqet rregullisht edhe në të ardhmen. “Kjo praktikë do të jetë e vazhdueshme, me synim që talentët e Akademisë të kenë mundësinë të zhvillohen pranë ekipit të parë, të fitojnë përvojë dhe gradualisht të bëhen pjesë e strukturës së ekipit senior”, ka deklaruar klubi. Në fund, nga radhët e Llapit është ritheksuar se Akademia vazhdon të mbetet vatra kryesore e prodhimit të lojtarëve për skuadrën e parë, ndërsa përkushtimi ndaj rritjes dhe zhvillimit të gjeneratave të reja mbetet ndër prioritetet kryesore të klubit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar