Politikë
Kurti dhe Hamza takohen, PDK tregon se ku ngeci marrëveshja
Reklamë e Sponsorizuar
Ka përfunduar pa ndonjë dakordim konkret takimi i zhvilluar mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.
Pas përfundimit të këtij takimi, kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë të ditur për media se palët nuk kanë arritur të gjejnë një gjuhë të përbashkët. Megjithatë, ai ka lënë të kuptohet se dyert marrëveshjes nuk janë mbyllur plotësisht, duke mos përjashtuar mundësinë e kontakteve të reja në ditët në vijim.
“Nuk ka marrëveshje, por nuk e përjashtoj mundësinë për takime në ditët e ardhshme.
Prioritet është ndryshimet për Ligjin për Specialen. Aprovimi i ligjit, pastaj diskutojmë për presidentin”, ka deklaruar Hamza pas takimit me shefin e ekzekutivit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: