Politikë
Paketa e re ligjore për Kodin Penal, Rama: Një dekadë reformë na tregoi se ku duhet të ndërhyjmë
Reklamë e Sponsorizuar
Ka nisur zyrtarisht prezantimi i nismës më të re ligjore që synon ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale. Gjatë fjalës së tij hapëse, Kryeministri Edi Rama është ndalur te nevoja për të optimizuar funksionimin e sistemit të drejtësisë në vend.
Kreu i Qeverisë ka theksuar se, pavarësisht arritjeve të dukshme të reformës gjatë kësaj dekade, praktika ka nxjerrë në pah edhe disa mangësi që kërkojnë vëmendje dhe korrigjim të menjëhershëm.
Më tej, ai bëri të ditur se nisma e re ligjore prek çështjen e prezumimit të pafajësisë dhe adreson drejtpërdrejt rekomandimet e dala nga institucionet evropiane për parandalimin e torturës. Po ashtu, Rama nuk la pa përmendur faktin se Shqipëria vazhdon të shfaqë shifra të larta sa i përket masës së sigurisë të paraburgimit.
“Ndryshuam Kushtetutën dhe çlirimin e drejtësisë nga pushteti politik. Reforma në drejtësi e shëmbi ngrehinën e pushtetit. Sot pas 10 vjetësh kemi parë, dëgjuar dhe mësuar shumë. Kemi parë forcën e reformës, por dhe dobësitë që dolën nga përballja me realitetin. Barra e kthesës së madhe të reformës në drejtësi, ia ka vlejtur”, u shpreh ndër të tjera kreu i ekzekutivit.
Duke u ndalur te bilanci dhjetëvjeçar, ai shtoi: “10 vjet shembën kultin 100-vjeçar të pandëshkueshmërisë. 10 vjet më parë ne i dorëzuam drejtësisë shpatën. Sot duhet të bëjmë një veprim më modest. Gjyqësori të mos bëjë pushtetin përpara drejtësisë. Kjo është ndërhyrja e parë që ndryshon prezumimin e pafajësisë. Nisja e diskutimeve konkrete për këtë paketë u ngrit nga mekanizmat europianë, për parandalimin e torturës. Edhe sot po të pyesësh, secili vend përmban barrë më të madhe të paraburgimeve, përgjigjja vjen më e hidhur, ‘Albania’”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: