Kronikë
Haradinaj pas shkarkimit të Isufajt: Vendim me prapavija të errëta dhe hakmarrje e hapur politike
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj vendimit për shkarkimin e kryeprokurorit të shtetit, Blerim Isufaj.
Sipas Haradinaj, kësaj ngjarjeje “po i vjen erë e keqe”, duke e ndërlidhur atë me zhvillimet dhe përplasjet e fundit në foltoren e Kuvendit të Kosovës nga ana e kryeministrit Albin Kurti.
“Askush nuk do të mund t’i ikë drejtësisë. Do të vijë dita që këta që mbrohen përmes shkarkimeve do të përballen me forcën e ligjit. Ky nuk është sundim i ligjit, por hakmarrje e pastër politike ndaj kujtdo që guxon të mbrojë pavarësinë e institucioneve”, ka deklaruar ndër të tjera Haradinaj.
Në reagimin e tij, ai ka theksuar se Kosova nuk do të lejojë që lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të udhëhiqet apo të diktohet nga agjendat e zyrave të politikës dritëshkurtër.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: