Aktuale
“U ngjita me forcë në skenë” – Nasim Haradinaj zbulon prapaskenat e marshit në Prishtinë dhe tensionet me organizatorët
Reklamë e Sponsorizuar
Nasim Haradinaj ka pranuar publikisht se gjatë marshi të organizuar ditë më parë në kryeqytet, ai është detyruar të ngjitet në foltore pa qenë fare pjesë e agjendës zyrtare të përcaktuar nga organizatorët.
Gjatë një interviste televizive, Haradinaj sqaroi se fjalimi i tij nuk ishte parashikuar nga strukturat organizative, gjë që e detyroi atë të ndërhynte me forcë për t'iu drejtuar qytetarëve të pranishëm.
“Unë nuk kam hyrë spontanisht, por kam hyrë bashkë me dhunë. Fjala më është cenuar që nga dita e parë e protestave dhe deri tash asnjëherë nuk më është dhënë. Atë ditë fjalën e kam marrë me dhunë, me zor kam hipur në skenë, përkundër organizatorëve. Unë kam treguar që ditën e parë se as nuk kam qenë organizator, por jam përkrahës i popullit tim, aty ku unë shoh që politika po do ta orientojë gabimisht. Ata që deshën të ma ndalin fjalimin dhe që kurrë nuk më thanë ta marr fjalën, tashmë e kanë marrë një leksion që në të ardhmen të mos mundohen të nxjerrin lidership të ri”, deklaroi ai ndër të tjera.
Ndërkohë, në hapësirën mediatike është bërë publike një video-incizim që dëshmon momentet e tensionuara dhe debatin e ashpër mes Nasim Haradinajt dhe Ismail Tashollit, i cili është një nga organizatorët e platformës “Liria ka emër”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: