Liverpooli, kampion i Anglisë për herë të 20-të

Publikuar më: 27-04-2025 17:48
Liverpooli është kampion i ri i Anglisë në futboll. Titullin e 20-të të kampionit, “të kuqtë” e siguruan të dielën, katër xhiro para fundit të edicionit në Premier League. Liverpooli e fitoi titullin me një paraqitje dominuese ndaj Tottenhamit. Skuadra e Arne Slotit fitoi 5:1 në “Anfield” në kuadër të xhiros së 34-t të Premier Leagues. Dominic Solanke kaloi në epërsi 1:0 Tottenhamin në minutën e 12-të. Ndërkohë Liverpooli u përgjigj shpejtë, duke barazuar në minutën e 16-të nëpërmjet Luiz Diazit. Më pas shënuan edhe Alexis Mac Allister në minutën e 24-t, Cody Gakpo në minutën e 34-t, Mohamed Salah në minutën e 63-të. Për 5:1 autogol shënoi Destiny Udogie në minutën e 69-të. Liverpooli i ka 82 pikë, 15 më shumë se Arsenali i vendit të dytë. Liverpooli ka dominuar gjatë gjithë kampanjës, në të cilën i pësoi vetëm dy humbje. Deri vonë e ka rivalizuar Arsenali, por jo deri në fund. Liverpooli ka barazuar rekordin e Manchester Unitedit, që po ashtu i ka 20 tituj të kampionit të Anglisë. Liverpooli nuk ka të ndalur, shënon golin e pestë Liverpooli ka shënuar edhe golin e pestë ndaj Tottenhamit. Në tentim për të penguar Salahun, Destiny Udogie i Tottenhamit shënoi autogol për rezultatin 5:1 në të mirë të Liverpoolit. Ai realizoi autogol në minutën e 70-të. Festa e Liverpoolit kompletohet me golin e Salahut Liverpooli ka shënuar edhe golin e katërt në përballjen kundër Tottenhamit. Golin për 4:1 e shënoi sulmuesi Mohamed Salah. Ai e realizoi golin në minutën e 63-të. Për Salahun është goli i 28 në Premier League, ndërsa ka edhe 18 asistime. Kthim i madh i Liverpoolit, shënon edhe golin e tretë Pas golit të pësuar në minutën e 12-të nga Tottenhami, Liverpooli është kthyer fuqishëm në lojë. Barazoi rezultatin në minutën e 16-të nëpërmje Luis Diazit, kaloi në epërsi 2:1 me gol të Alexis Mac Allister, ndërsa në minutën e 34-t, Liverpooli shënoi edhe golin e tretë. Golin e për 3:1 e shënoi Cody Gakpo. Liverpooli në epërsi, supergol nga Mac Allister Liverpooli ka përmbysur shpejt rezultatin në ndeshjen me Tottenhamin. Për 2:1 shënoi Alexis Mac Alliser në minutën e 24-t. Ai shënoi supergol. Barazon Liverpooli Festa e lojtarëve tëTottenhamit ka zgjatur shumë shkurt. Liverpooli ka barazuar rezultatin me golin e Luis Diazit. Diaz shënoi golin e barazimit 1:1 në minutën e 18-të. Goli i tij u pranua pas rishikimit të situatës me VAR. Tottenhami shokon Liverpoolin Tottenhami ka shokuar Liverpoolin dhe tifozët e kësaj skuadre. Dominic Solanke shënoi për epërsinë 1:0 të Tottenhamit në “Anfield” në minutën e 12-të. “Të kuqtë” gati për festë Tifozët e Liverpoolit tashmë kanë nisur festën. Liverpooli prej orës 17:30 në “Anfield” përballet me Tottenhamin. Skuadrës së trajnerit Arne Slot i duhet vetëm edhe një pikë për ta fituar titullin e kampionit në Premier League. Tifozët pasionantë të Liverpoolit kanë pritur me entuziazëm skuadrën, ndërsa festa e madhe pritet pas ndeshjes.
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu