Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Edon Zhegrova zbulon ambiciet e mëdha te Juventusi dhe flet hapur për të ardhmen

Redaksia Lajmetereja • 02-10-2026 14:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Edon Zhegrova ka hedhur dritë mbi vendimin e tij për të vazhduar rrugëtimin te Juventusi, duke lënë pas pasiguritë që karakterizuan merkaton e verës. Sulmuesi nga Kosova, i cili u hodh në fushë në minutën e 77-të të sfidës kundër Izraelit në Debrecen, ka ndarë detaje në një intervistë për “Sportmediaset”, ku ka konfirmuar se preferenca e tij absolute ishte mbetja në Torino. “E dua këtë klub dhe dua të arrij diçka të madhe. Kur nënshkrova isha shumë i lumtur dhe nuk doja të largohesha në këtë mënyrë. Doja të qëndroja dhe tani dua të bëj gjëra të mëdha”, deklaroi Zhegrova. Sulmuesi 27-vjeçar ka theksuar se ambientimi te “Zonja e Vjetër” po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shprehur admirim për ambientin që e rrethon. “Jam i lumtur që jam këtu. Është klub i madh dhe jam i kënaqur me bashkëlojtarët, klubin, trajnerin dhe gjithë ekipin. Do ta jap më të mirën nga vetja sa herë që të jem në fushë”, u shpreh ai. Edhe pse nuk figuron në listën zyrtare të Juventusit për ndeshjet e Ligës së Evropës, Zhegrova tregon qasje profesionale ndaj zgjedhjeve të stafit teknik. “Do ta bëj më të mirën dhe e respektoj çdo vendim. Kemi ekip të mirë dhe luajmë për të fituar. Nuk dua të flas nëse jemi më të mirë se Interi, por Juventusi është gjithmonë më i mirë”, tha ai me shaka. Në lidhje me paraqitjet e tij, një opinion pozitiv ka dhënë edhe ish-sulmuesi i njohur i Juventusit, Fabrizio Ravanelli. Ky i fundit ka analizuar tiparet e lojës së anësorit kosovar dhe ka zbuluar se ka pasur disa biseda me trajnerin Luciano Spalletti për të. Duke marrë në mbrojtje lojtarin, Ravanelli ka theksuar se humbja e disa topave është e natyrshme për profilin e tij sulmues. “Nëse Zhegrova humb disa topa, kjo është sepse ai rrezikon dhe tenton vazhdimisht të bëjë aksione. Dëshiron të jetë vendimtar. Në Serie A shoh shumë lojtarë që e pranojnë topin dhe e kthejnë prapa”, ka deklaruar Ravanelli. Për sa i përket statistikave këtë edicion, Zhegrova tashmë ka arritur të lërë shenjë me fanellën e bardhezinjve, duke realizuar dy gola dhe duke dhënë një asistim.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar