“Javën tjetër me gjasë zhbllokohet Kuvendi, s’ka Qeveri Kurti 3”

Publikuar më: 27-04-2025 16:30
Publikuar më: Burim Ramadani, analist politik, ka thënë se javën tjetër pritet të zhbllokohet Kuvendi i Kosovës. Ai këtë e ka thënë me anë të një shkrimi në ‘Facebook’, teksa ka paralajmëruar për bllokadën e re, atë të formimit të Qeverisë, shkruan Insajderi. Ramadani ka thënë se s’ekziston mundësia e formimit të Qeverisë Kurti 3. Reagimi i plotë: Në javën e ardhshme me gjasë zhbllokohet konstituimi i Kuvendit, përmes një solucioni të ndërmjetëm. Pastaj fillon pjesa e dytë e ballafaqimit politik: formimi i Qeverisë së re!
Shpërndaje këtë lajm:
Facebook WhatsApp Twitter
🔙 Kthehu