Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Vllaznia nis aventurën e re, hungarezi Csaba Laszlo merr drejtimin e stolit shkodran

Redaksia Lajmetereja • 02-10-2026 14:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Vllaznia nis aventurën e re, hungarezi Csaba Laszlo merr drejtimin e stolit shkodran
Klubi i futbollit Vllaznia ka zyrtarizuar këtë të mërkurë emërimin e trajnerit të ri, hungarezit 62-vjeçar Csaba Laszlo, i cili do të udhëheqë skuadrën në këtë fazë të sezonit. Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në rrjetet zyrtare, drejtuesit e klubit kuqeblu i kanë uruar mirëseardhjen teknikut të ri, duke vënë theksin te CV-ja e tij e pasur ndërkombëtare dhe trofeut e fituara ndër vite. “Eksperiencë ndërkombëtare nga Bundesliga, Skocia, Belgjika, Hungaria dhe drejtimi i dy Kombëtareve. Trajneri i Vitit në Skoci, Trajneri i Vitit në Hungari. Eksperiencë. Personalitet. Ambicie. Një kapitull i ri fillon në Shkodër. Mirë se erdhe, Mister!”, – thuhet në mesazhin mirëseardhës të klubit nga Shkodra. Ky ndryshim në krye të pankinës vjen menjëherë pas ndërprerjes së bashkëpunimit me trajnerin Edi Martini, një vendim i marrë pas startit jo të kënaqshëm të shkodranëve në këtë edicion futbollistik, duke bërë që lëvizja në stol të jetë e pashmangshme. Gjatë karrierës së tij të gjatë, Laszlo ka drejtuar përfaqësueset kombëtare të Hungarisë dhe Ugandës, ndërsa në arenën e klubeve ka drejtuar formacione të njohura si Sepsi në Rumani, Ferencvarosh apo edhe skuadrën skoceze Dundee United.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar