Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Kryeministri kroat Plenkoviq: Fqinjët e Serbisë duhet të analizojnë arsyet e këtij armatosjeje masive

Redaksia Lajmetereja • 02-10-2026 13:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri kroat Plenkoviq: Fqinjët e Serbisë duhet të analizojnë arsyet e këtij armatosjeje masive
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka ngritur alarmin lidhur me atë që e ka përshkruar si një ritëm “të jashtëzakonshëm” të pajisjes së Serbisë me armatim, duke shtuar se autoritetet në Zagreb po i përcjellin me kujdes të shtuar lëvizjet e fundit ushtarake të Beogradit. Sipas kreut të qeverisë kroate, bëhet fjalë për një strategji blerjesh ushtarake që shtrihet në tregje anembanë globit, ndërsa ka vlerësuar se shtetet përreth duhet të bëjnë një analizë të thellë se përse Serbia po destajon shuma kaq të mëdha financiare për armë. Plenkoviq bëri të ditur se ky zhvillim është shqyrtuar hollësisht edhe në takimet e Këshillit për Mbrojtje dhe atij të Sigurisë Kombëtare të Kroacisë, duke shtuar se Zagrebi po koordinon qëndrimet dhe po e diskuton këtë sfidë edhe me aleatët e tij ndërkombëtarë. Ndërkohë, ai rikujtoi se Kroacia, si pjesë integrale e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, po investon vazhdimisht në ngritjen e standardeve të veta të sigurisë, duke e trefishuar buxhetin ushtarak përgjatë dekadës së fundit. Plenkoviq nënvizuar se këto investime nuk paraqesin rrezik për asnjë palë, por shërbejnë si mekanizëm parandalues për të mos lejuar kurrë përsëritjen e konflikteve dhe agresionit të viteve ’90. Në të njëjtën linjë, ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiç, ka mbajtur një qëndrim edhe më të prerë gjatë fjalës së tij në konferencën ndërkombëtare për industrinë e mbrojtjes të mbajtur në qytetin e Zadrit. Anushiç vuri në dukje se shteti kroat ka dijeni të plotë se Serbia ka një dekadë që po e furnizon pandërprerë ushtrinë e saj me sisteme moderne armatimi, teksa e vuri theksin te gjuha e përdorur nga Beogragrad, të cilën e cilësoi si “ofensive” dhe “armiqësore”. Ministri kroat e lidhi këtë qasje verbale me luftërat shkatërrimtare të viteve ’90 të zhvilluara në Slloveni, Kroaci, Bosnje e Hercegovinë, si dhe në Kosovë, duke paralajmëruar se retorika e rikthimit të së kaluarës nga ana e Serbisë përfshin gjithashtu pretendimet territoriale ndaj Republikës së Kosovës. Ai veçoi gjithashtu shqetësimet rreth pretendimeve për raketa hipersonike serbe, duke saktësuar se informacionet për armatime me rreze veprimi deri në 400 kilometra kanë qenë shtytje kryesore që Kroacia të kërkojë mjete efektive kundërpërgjigjeje. Në fund, Anushiç theksoi synimin e Zagrebit për të rivendosur balancën gjeostrategjike në rajon, duke bërë thirrje për intensifikimin e partneritetit me vendet aleate, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë, dhe bëri me dije se bashkëpunimi i mbrojtjes mes Kroacisë dhe Kosovës ndodhet në pikën e tij më të lartë historike.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar