Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Vizita e Von der Leyen në Shkup, Mickoski kërkon qasje evropiane për çështjet fqinjësore

Redaksia Lajmetereja • 02-10-2026 13:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Vizita e Von der Leyen në Shkup, Mickoski kërkon qasje evropiane për çështjet fqinjësore
Turit të saj rajonal në Ballkan i është shtuar këtë të premte edhe Maqedonia e Veriut, ku Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka zhvilluar një takim zyrtar me kryeministrin Hristijan Mickoski. Dy liderët dolën para mediave në kryeqytetin maqedonas në një konferencë të përbashkët për shtyp, ku kreu i ekzekutivit vendor bëri të ditur se në fokus të bisedimeve kanë qenë sfidat aktuale në raportet me vendet fqinje. “Dëshira jonë është që këto çështje të kapërcehen përmes dialogut, me mirëbesim dhe me respekt të ndërsjellë. Gjithashtu, në takimin e sotëm folëm, dhe e përmenda, se presim që BE-ja të përfshihet në këtë proces dhe nuk po i kërkojmë Unionit të mbajë anë. Po i kërkojmë asaj të ndihmojë në krijimin e kushteve për një zgjidhje të qëndrueshme evropiane në të cilën ajo që është rënë dakord do të jetë e qartë, detyrimet do të vlejnë për të gjithë dhe procesi i pranimit nuk do të hapet përsëri për kushte të reja dypalëshe. Çdo zgjidhje duhet të krijojë siguri se me përmbushjen e saj, një fazë mbyllet dhe rruga për në tjetrën hapet pa hapësirë për interpretime të reja ose kërkesa shtesë”, u shpreh ndër të tjera kryeministri Mickoski.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar