Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Hysaj para duelit me Finlandën: Kemi një kombëtare të fortë dhe me perspektivë të ndritur

Redaksia Lajmetereja • 02-10-2026 12:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Hysaj para duelit me Finlandën: Kemi një kombëtare të fortë dhe me perspektivë të ndritur
Në prag të përballjes së radhës kundër Finlandës, mbrojtësi Elseid Hysaj u shfaq para mediave së bashku me trajnerin Rolando Maran, ku ka vlerësuar maksimalisht punën e teknikut italian dhe energjinë pozitive që ai ka instaluar në gjirin e kombëtares kuqezi. Futbollisti theksoi potencialin e lartë të skuadrës, ndërsa u ndal gjithashtu te e ardhmja e tij profesionale dhe një mundësi e mundshme për t'u rikthyer në futbollin vendas. "Kam ndarë pak përvojë nga e kaluara ime. Tani duhet t’i marrim të rinjtë dhe t’u japim një dorë për t’u rritur. Janë pak më të brishtë se në kohën kur ishim ne. Janë lojtarë me kualitet dhe nuk kam shumë nevojë që t’i ndihmoj. Jam i kënaqur me këtë pjesë", u shpreh fillimisht mbrojtësi. Duke analizuar forcën e grupit, Hysaj vuri në dukje se Shqipëria ka krijuar një strukturë solide, e cila synon gjithmonë majat: "Kemi një skuadër shumë të fortë. Rivalë si Finlanda dhe Bjellorusia kanë gati të njëjtin nivel si ne. Ishte objektiv i yni për të qenë të parët në grup. Ne jemi skuadër në evolucion, duhet të kërkojmë më shumë nga secili. Kemi trajner që po na jep një dorë për lojë më shumë sulmuese". I pyetur mbi profilin e talenteve të reja që po afrohen, ai theksoi se e ardhmja e repartit defensiv dhe e gjithë skuadrës është në duar të sigurta, pavarësisht se prodhimi i mbrojtësve është më i ulët krahasuar me departamentet e tjera: "Besoj se po dalin në pah shumë lojtarë shqiptarë, por jo shumë mbrojtësa. Besoj se mesfusha dhe sulmi kuqezi kanë shumë zgjidhje. Qefalija, Sina, Hasa janë lojtarë të mirë dhe me të ardhme të madhe. Shqipëria do të jetë e mbrojtur edhe për të ardhmen". Në lidhje me situatën e tij aktuale kontraktuale dhe mungesën e një ekipi, lojtari bëri të qartë se prioritet në këtë periudhë mbetet fanella kuqezi: "Ende pa klub? Kombëtarja më ndihmoi, duhet të tregoja se jam në formë. Besoj se do të hapet ndonjë mundësi e re. Po bisedoj me disa skuadra, por asgjë konkrete. Mendoj të jem i përqendruar për këtë ndeshje me kombëtaren dhe pastaj do ta zgjedh klubin e ri". Në fund, Hysaj komentoi edhe mundësinë e një aventure të mundshme në Superiore, pas periudhës kur u stërvit me Vllazninë: "Kampionati shqiptar? Me gjithë respektin që kam për kampionatin shqiptar, i kam ndjekur me të vërtetë, sepse ishte hera e parë që isha në Shqipëri dhe po stërvitesha me Vllazninë. Është kampionat i mirë, por besoj nuk është akoma momenti im që të kthehem në Shqipëri".
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar