Politikë
Debati për Specialen, Vlora Çitaku i kundërpërgjigjet Albulena Haxhiut: UÇK-ja qëndron mbi çdo prioritet
Reklamë e Sponsorizuar
Sekretarja dhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj Albulena Haxhiut, pasi kjo e fundit deklaroi se procesi i zgjedhjes së presidentit ka peshë më të madhe sesa miratimi i ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Në një reagim publik, Çitaku ka theksuar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është vlera mbi çdo çështje tjetër dhe mbi çdo prioritet politik, duke shtuar se agjendat dhe prioritetet e vërteta përcaktohen nga vetë qytetarët.
“Dhe populli ka 17 ditë në rrugë për një arsye: UÇK-në”, ka shtuar ajo.
Duke kërkuar veprim të menjëhershëm nga organet shtetërore, zyrtarja e PDK-së i ka bërë thirrje institucioneve që t'i vënë veshin thirrjes qytetare, duke kërkuar që projektligji të procedohet në Kuvend dhe të votohet pa asnjë zvarritje.
“Mos bëni politikë. Merrni, për një herë të vetme, vendime në interes të shtetit!”, ka deklaruar ajo, duke e përmbyllur reagimin me thirrjen “JO NË EMRIN TIM!”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: